Shkoi në punë dhe pësoi arrest kardiak, vdes pranë depove punonjësi i Ujësjellësit në Delvinë

Shkoi në punë dhe pësoi arrest kardiak,…

Luan Mushi, 50 vjeç, banues në fshatin Bamatat të Delvinës ka ndërruar jetë në orët e paradites së sotme. Mësohet se Mushi është nisur për në punë mëngjesin e sotëm, si çdo ditë, në mënyrë që të hapte ujin tek depot e zonës.

Por, nuk është kthyer më në shtëpi dhe vonesa e tij ka bërë që familjarët të dalin ta kërkojnë si dhe të lajmërojnë policinë.

Efektivët e kanë gjetur të pajetë pranë vendit të punës, pranë zyrave të Ujësjellësit të Delvinës. Verifikimet paraprake kanë dalë në përfundimin se Mushi ka pësuar arrest kardiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit