Shkoi në punë sëmurë me grip, 'Fox News' heq nga puna gazetaren

Shkoi në punë sëmurë me grip, ‘Fox…

Fox News ka shkarkuar nga detyra gazetaren Heather Childers, e cila u shfaq në punë shumë e sëmurë, në fillim të pandemisë.

Childers ka qenë prezantuesja e mëngjesit në prestigjozin Fox News, që prej vitit 2012, por pas incidentit u hoq nga puna dhe nuk u kthye më në transmetim.

Një përfaqësues i Fox konfirmoi se ajo nuk ishte më pjesë e televizionit, duke u shprehur: “Fox News dhe Heather Childers do të vazhdojnë në rrugë të ndara. I urojmë asaj gjithë të mirat”.

Childers u vizitua dhe tha se ishte mirë.

Ajo iu nënshtua dy herë testit të Covid-19 dhe ka rezultuar negativ të dyja herët, megjithatë vendimi i saj për t’u hequr nga puna ishte i pakthyeshëm, pavarësisht përpjekejeve që gazetarja bëri.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit