Shkoi për të mbledhur dru por nuk u kthye, babë e bir prej dy javësh kërkojnë 45-vjeçaren në mal

Shkoi për të mbledhur dru por nuk…

Prej më shumë se dy javësh Veziko Bojko është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Familjarët bëjnë me dije se 45-vjeçarja ishte larguar si normalisht në mal për të mbledhur dru për zjarr. Burri dhe djali i saj, të dy barinj në fshatin Tërbaç të Vlorës, tregojnë se e njohin zonën me pëllëmbë por i habit fakti se nuk ka asnjë gjurmë nga familjarja e tyre.

Do dal të mbledh një palë shkarpa dhe do kthehem, dale moj të hamë bukë i thash, jo më tha se nuk vonohem. Nuk ishte e mërzitur kur doli nga shtëpia, pimë dhe kafe të tre” – thotë i biri i Veziko Bojkos.

Kërkimet për 45-vjeçaren kanë vijuar çdo ditë jo vetëm nga babë e bir por edhe nga ekipet e policisë dhe zjarrfikësit. I habitshëm mbetet fakti se nuk ka asnjë gjurmë të saj, pasi zonën e fshatit familjarët e njohin. Me shpresën se Veziko Bojko do të gjendet, i biri dhe burri vijojnë të shpresojnë për të duke kërkuar ku të munden.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit