Shkoi për të mbrojtur djemtë nga breshëria e plumbave, ky është shqiptari që u vra në Greqi (Foto)

Shkoi për të mbrojtur djemtë nga breshëria…

Përplasja me armë zjarri mes dy bandave shqiptare përfundoi në një tragjedi për familjen Llangozi.

Babai Edmond Llangozi mbeti i vrarë, ndërsa dy djemtë Anxhelo dhe Mihali janë plagosur dhe po mjekohen në spital.

Sakaq, mësohet se Anxhelo Llangozi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kritike për jetën.

Për të mbrojtur djemtë nga breshëria e plumbave, 54-vjeçari ka dalë përpara djemve të tij, duke humbur kështu jetën.

E plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr.

Policia greke po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

 

burimi: shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit