Shkoi për të peshkuar dhe u zhduk, 200 burra "i futen Drinit me kokë" për të gjetur 50-vjeçarin në Dibër

Shkoi për të peshkuar dhe u zhduk,…

Gjatë ditës së djeshme në qarkun e Dibrës është shpallur i humbur një 50 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës. Bëhet e ditur se shtetasi që është zhdukur, është identifikuar si Tofik Xhika. Kanë qenë familjarët e Xhikës të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar. Sipas familjarëve, Tofik Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë. Pas vonesës së tij, familjarët e merakosur kanë njoftuar policinë të cilët bashkë me 200 banorë të zonës janë vënë në kërkim të 50 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi disa kilometra të lumit Drin i Zi. Dyshohet se Xhika mund të ketë rënë në lumin Drin, teksa ka qenë duke peshkuar. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit