
Një 42-vjeçar nga fshati Molisht i Beratit, ka humbur jetën tragjikisht mesditën e kësaj të mërkure. Shtetasi me iniciale S.M., kishte shkuar në pyllin e fshatit për të prerë disa dru zjarri për ngrohje në shtëpi.
Gjatë punës, një pemë e ka zënë poshtë 42-vjeçarin duke shkaktuar vdekjen. Pesha e rëndë e trungut dyshohet se i ka krijuar hemoragji të brendshme dhe në mungesë së ndihmës së shpejt, ai ka humbur jetën.
“Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë” – njofton Policia e Beratit.