Shkoi për të punuar në Greqi/ Shqiptari gjendet i mbytur në det

Shkoi për të punuar në Greqi/ Shqiptari…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi, ku mësohet se ka humbur jetën një shqiptar. Sipas të dhënave, 53-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në ishullin Kos të Greqisë, rreth një muaj pasi u deklarua i zhdukur nga familjarët.

Pas njoftimit nga policia, familjarët kanë konfirmuar që trupi i pajetë i gjetur në zonën detare të Siros, i përket 53-vjeçarit shqiptar, Shkëlqim Hysi.

Mësohet se roja bregdetare e ka gjetur trupin në fazën e dekompozimit dhe me ndihmën e zhytësve ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Hetimet dhe autopsia pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes, ndërsa duket që shqiptar ka humbur jetën disa ditë më parë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit