Shkoi për varrimin e nënës në Tiranë, infektohet me koronavirus gruaja

Shkoi për varrimin e nënës në Tiranë,…

Rikthehet Covid 19 në qytetin e Elbasanit. Rasti i fundit i takon një gruaje banuese në Lagjen “Aqif Pasha”. Sipas burimeve zyrtare gruaja është infektuar në kryeqytet pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë marrë 10 tamponë dhe rezultoi pozitive vetëm gruaja, ndersa tre anëtarët e tjerë të familjes në testin e parë kanë rezultuar negativ.

Pavarësisht thirrjes se autoriteteve për të shmangur grumbullimet dhe ceremonitë mortore mësohet se gruaja para disa ditësh ka marrë pjesë në varrimin e nënës se saj në Tiranë, nga ku mendohet se është infektuar.

Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, për pasojë është izoluar ne banesën e saj. Jo më larg se sot u krye dezifektimi i baneses dhe mjediseve të përbashkëta në pallat.

Pas më shumë se nje muaj pa raste frika dhe paniku u rikthye në qytetin e Elbasanit. Pavarësisht se në rrugë i sheh të lëvizin pa maska qytetarët shprehen se kujdesi duhet të jetë maksimal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit