Shkoi te e shoqja në spital, infektohet me koronavirus burri nga Berati

Shkoi te e shoqja në spital, infektohet…

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në bashkinë Ura Vajgurore në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit.

E ditur bëhet se rasti i ri është një burrë nga lagjia Barrikadë e Beratit, i cili pasi ka shfaqur simptoma, ka telefonuar 127.

Ai është dërguar menjëherë në Tiranë, ndërkohë drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë masa për të gjetur vatrën e infektimit.

Dyshimet janë se ai mund të jetë infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit