Shkoi të fal namaz në xhami, të moshuarit i vjedhin kuletën me 6 mijë euro

Shkoi të fal namaz në xhami, të…

Muaji i Ramazanit nuk erdhi shumë mirë për 86-vjeçarin nga Lipjani i cili ka rënë pre e vjedhjes në një nga institucionet fetare.

I moshurai teksa shkoi të fal namazin e ditës xhuma si çdo të premte tjetër vuri re se i mungonte kuleta  me një shumë të majme parash brënda saj.

Në xhaminë e fshatit Gadime e Epërme të Lipjanit,kishte edhe persona që kishin shkuar për qëllime të tjera.

Sipas raportimeve 86-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që ishte duke falur namaz.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, brenda kuletës kishte rreth 6 mijë euro para të gatshme dhe veprën ai dyshon se e kreu një vajzë 11-vjeçare e cila ishte në xhami bashkë me nënën e saj duke kërkuar lëmoshë.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku shihet se një vajzë e vogël bashkë me një person të moshuar, teksa gjuan në një hapësirë parkingu një kuletë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Këtë të enjte ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që për besimtarët  mysliman do të thotë ndalim i konsumit të ushqimit nga syfyri në iftar, pra nga lindja e deillit deri në perëndimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit