Shkoi të peshkonte buzë lumit Drin, 50-vjeçari humb gjurmët në Dibër

Shkoi të peshkonte buzë lumit Drin, 50-vjeçari…

Në qarkun e Dibrës është shpallur i humbur një 50-vjeçar me inicialet T. Xh. Ky i fundit ka humbur gjurmët pasditen e djeshme pasi shkoi për të peshkuar buzë lumit të Drinit të zi. Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e 50-vjeçarit, teksa kanë nisur kërkimet për gjetjen e shtetasit me iniciale T. Xh.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit