Shkoi të vaksinohej, por ra në dashuri me mjeken, ajo i thyen zemrën

Shkoi të vaksinohej, por ra në dashuri…

Duket se Covid-19 nuk ka sjell vetëm trishtim por edhe ‘flutura në stomak’.

I tillë është rasti i djalit në fjale i cili teksa u drejtua për të bërë vaksinën kundër Covid-19 në një nga qendrat e zonës së tij, u dashurua menjëherë më mjeken e cila ja injektoi atë.

Kur u kthye në shtëpi e kuptoi se nuk mund ta largonte mendjen nga ajo.

Ky fiksim aq i madh u shtua pasi ai e kishte regjistruar procesin e vaksinimit në Tik Tok, duke i kërkuar edhe identitetin vajzës.

Pasi videoja e tij arriti të merrte mbi 7.5 milionë shikime, vajza realizoi një video ku tregoi të dashurin e saj, duke ia thyer zemrën të riut.

“Shpresoj ta gjesh dashurinë e jetës kur të vish për dozën e dytë. Unë tashmë timen e kam gjetur”, është përgjigjur Daniela.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit