Shkoi të vidhte pula por u rrah barbarisht, vdes 52-vjeçari nga Kuçova

Shkoi të vidhte pula por u rrah…

Lefter Brisku 52-vjeçari nga Kuçova që shkoi për të vjedhur pula ka ndërruar jetë.

Pasi u dhunua barbarisht nga një 22-vjeçar që e kapi brenda banesës së tij ai shkoi për mjekim në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra dhe nuk mundi ti mbijetoj.

Ai qëndroi prej disa ditësh në spital prej plagëve të shumta që mori nga i zoti i shtëpisë.

Po këtë të shtunë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh që dhunoi të moshuarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit