Shkoi vetë me makinë në spital me plagë në bark, policia identifikon autorin e plagosjes në Sarandë

Shkoi vetë me makinë në spital me…

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Mësohet se shtetasi Besmir Uka, ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Ermir Shabanaj, 37 vjeç. Uka ka shkuar vetë në spital në mesnatë i goditur me thikë në bark, teksa e ka drejtuar vetë makinën, i shoqëruar nga një vajzë.

Ermir Shabanaj është arrestuar nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit