Shkojnë t’iu marrin tokën për të ndërtuar lagjen për banorët e prekur nga tërmeti, pronarët: Do lyhemi me benzinë

Shkojnë t’iu marrin tokën për të ndërtuar…

Përplasje të forta janë shënuar paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Zall Herrit në Tiranë, ku mjete të rënda kanë shkuar për të hapur themelet e një lagje të re që do të ndërtohet për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti, në një pronë private.

Pronarët e kësaj sipërfaqe toke prej 28 mijë metrash katrorë, familja Lame, thonë se ata nuk janë njoftuar fare në rrugë zyrtare për projektin, dhe se kanë ardhur në mënyrë flagrante për t’iu marrë pronën e tyre që e kanë të trashëguar nga gjyshi i cili nuk jeton më.

Brenda sipërfaqes së tokës që do t’iu rrëmbehet në mënyrë arbitrare është edhe banesa e njërit prej vëllezërve Lame e cila nuk do të prishet, dhe projekti rreth saj është devijuar.

‘Punëtorët që kishin ardhur këtu nuk kishin asnjë lloj dokumenti për të nisur punimet. 

Ne bazohemi vetëm te ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, nuk na ka ardhur asnjë informacion në rrugë zyrtare, tani është në proces shpronësimi, e kemi marrë vesh nga kërkimet që kemi bërë vetë. Nuk na ka njoftuar askush. Përveç pjesës së pallateve do marrin edhe tokën për tia dhënë të tjerëve.

Ne dimë që në Shqipëri ka ligj, akoma nuk e dimë as shifrën që do të shpronësohemi, me gojëdhëna na kanë thënë që 1200 lekë të vjetra metri. Ne nuk na kanë thënë asgjë“, shprehen përfaqësuesit e familjes Lame.

Teksa përballen me një heshtje shurdhuese nga ana e institucioneve të shtetit, anëtarët e familjes Lame shprehen se do të shkojnë drejt vetëflijimit, ndërsa thonë se shteti është duke i trajtuar si të ishin shtetas palestinez.

“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi, dhe do të digjem këtu. Ne jemi palestinezë sjemi shqiptarë sipas shtetit. Na bëjnë lloj lloj provokimesh”, shprehet një tjetër prej anëtarëve të familjes Lame.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit