Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë duke treguar se mungojnë kushtet bazë të sigurisë në institucionin arsimor.
Në një mesazh drejtuar redaksisë, qytetarja shprehet se problemi nuk është i ri, pasi të njëjtën situatë e kanë hasur edhe gjatë vitit të kaluar.
Ajo thotë se shkolla nuk ka një çelës për derën kryesore dhe se nuk ka një roje të dedikuar për sigurinë e godinës.
Sipas qytetares, personi që duhej të kryente detyrën e rojes i ka deklaruar se është pastruese dhe jo roje.
“Edhe vjet këtë problem kemi pasur. Shkolla ‘Besëlidhja’ në Lezhë nuk ka një çelës dhe as roje, sepse roja tha: ‘Unë jam pastruese dhe jo roje’. lidhur me sigurinë e nxënësve dhe stafit, veçanërisht për mënyrën se si kontrollohet hyrja dhe dalja në ambient Domethënë, një shkollë pa çelës të derës kryesore dhe pa roje”, shkruan ajo.
Denoncimi ngre shqetësime lidhur me sigurinë e nxënësve dhe stafit, veçanërisht për mënyrën se si kontrollohet hyrja dhe dalja në ambientet e shkollës dhe kush është përgjegjës për sigurinë e institucionit.
Nëse situata është ashtu siç përshkruhet në denoncim, bëhet fjalë për një problematikë që kërkon ndërhyrje dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse.
Pritet që drejtuesit e shkollës dhe autoritetet arsimore në Lezhë të reagojnë dhe të sqarojnë situatën, si dhe nëse janë marrë masa për garantimin e sigurisë në shkollën “Besëlidhja”.