“Shkolla, çertifikimet dhe 23 vite punë ishin të tepërta”, shkarkohet nga kryebashkiaku punonjësja e administratës

“Shkolla, çertifikimet dhe 23 vite punë ishin…

Pas 23 vitesh e 5 muaj në punë si një punonjësa e administratës, Mirjeta Gjonkecaj thotë se është shkarkuar nga kryebashkiaku i Tropojës.

Ajo thotë se si duket ishin të ‘tepërta’ për të qenë në strafin e tij shkolla e lartë, kualifikimet e ndryshme gjatë këtyre viteve punë si dhe kursi 1-vjeçar i Çertifikimit si Audituese pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

“E ç’i duhet nje drejtuesi te tille Sektori i Auditimit te Brendshem??? Asgje, duke qene se nuk “shkel” ligjin asnjehere…”, shkruan ndër të tjera Gjongecaj.

Reagimi i plotë: Dhe me ne fund pas 23 vite e gati 5 muaj pune, i emeruari i kryeministrit per te drejtuar Bashkine Tropoje, me largoi nga puna. Si duket e mendoi qe shkolla e larte, kualifikimet e ndryshme gjate ketyre viteve pune si dhe kursi 1-vjeçar i Çertifikimit si Audituese prane Ministrise se Financave dhe Ekonomise ishin te teperta per te qene pjese “e stafit” qe ai drejton???
E ç’i duhet nje drejtuesi te tille Sektori i Auditimit te Brendshem??? Asgje, duke qene se nuk “shkel” ligjin asnjehere…

E te mendosh se qe kur ka ardhur ne drejtim nje gje sipas ligjit nuk ka bere..
Qofshim mire dhe i paçim mire familjaret, une dhe koleget e mia, kjo eshte kryesorja. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit