Java e parë në shkollë mbýllet me pròbleme! Shumë mësues të inféktuar me Covid-19

Java e parë në shkollë mbýllet me…

U plotësua 1 javë nga hapja e shkollave në të gjithë vendin dhe ashtu siç prítej këto ditë nuk kaluan pa zhùrmë e skàndale. Pavarësisht se u tha që çdo shkollë do të sigurohej mirë përpara hapjes, për të shmàngur çdo pròblemàtikë në lídhje me pandéminë, në fakt nuk ndodhi kështu.

Në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë caktoheshin disa rregulla ànti-Covid, që duheshin respektuar, por mesa duket nuk janë marrë parasysh. Sipas asaj që raporton’Iconstyle’, në një sondazh të zhvilluar në faqe për të kuptuar më qartë situatën dhe nëse në shkollat tona shkoi gjithçka ashtu siç ishte planífíkuar përgjatë javës së parë.

Edhe pse çdo instítucion arsimor e kishte të detyruar të respektonte një më një pikat e udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë kjo gjë nuk ka ndodhur. Nga 1312 votues në sondazhin tonë 34% janë shprehur se rregullat e udhëzuesit nuk janë respektuar në shkollën e tyre.

E po ashtu në një tjetër sondazh të realízuar nga kjo faqe në Instagram ka pasur një diferencë shumë të vogël mes atyre që thonë se udhëzuesi është zbàtuar dhe mes atyre që tregojnë se nuk është zbàtuar. Sipas votuesve, 2941 thonë se udhëzuesi është respektuar, ndërsa 2216 thonë të kundërtën.

 

Në fakt të tilla shífra janë shqetësuese, për sa kohë Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit mendojnë se vetëm në bazë të udhëzuesit në fjalë do të shmanget çdo infektim i mundshëm në shkolla. Nëse ky udhëzues nuk zbatohet, si do të mund të mbrohen mësuesit dhe 480 mijë nxënësit që u rikthyen në bankat e shkollave nga koronavirusi?

Të pyetur në sondazh se cila nga pikat e udhëzuesit nuk është zbatuar, 49% e votuesve thonë se nuk është respektuar distanca fizike, 22% thonë se mungojnë dezinfektuesit në shkollë (pavarësisht se Ministria e Arsimit tha me bindje se çdo shkollë do të ishte e pajisur me to), 9% thonë se nuk u kanë matur temperaturën dhe 20% tregojnë se nuk është respektuar asnjë nga pikat e lartpërmendura.

Në fakt kjo gjë ishte e pritshme, përderisa në disa institucone arsimore mungonin mjetet bazë për të pasur nën kontroll situatën. Për shembull  në ditën e parë të shkollës në Korçë mungonin termometrat dhe as që e dyshojmë se e njëjta situatë do të ketë qenë edhe në vende të tjera.

Skandali me mësues të infektuar me Covid-19

Sipas logjikës mësuesit duhej të ishin testuar disa ditë para nisjes së vitit të ri shkollor për të kontrolluar nëse ndonjë prej tyre mund të ishte i infektuar me Covid-19, por ministritë tona nuk kanë vepruar kështu. Iconstyle bëri publik 2 ditë më parë një rast shqetësues, të 4 mësuesve nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime pranë nesh bënë me dije se njëri nga mësuesit kishte qenë i pranishëm në mësim në 14 shtator dhe një ditë më pas kishte marrë përgjigjen e tamponit se kishte dalë pozitiv.

Po ashtu në sondazhin e Iconstyle 12% e nxënësve janë shprehur se në shkollën e tyre ka mësues të prekur nga koronavirusi dhe se për këtë gjë me të drejtë ndihen të frikësuar. Gjithashtu 1115 votues në Instagramin e Iconstyle kanë treguar se kanë mësues të infektuar me virus. Nëse do të ishte vepruar sipas logjikës së përmendur më sipër këto shifra do të ishin 0 dhe kështu nuk do të viheshin në rrezik as nxënësit e po ashtu as mësuesit e tjerë.

Asnjë metodë informuese për Covid-19 në shkolla, formulari i vetëdeklarimit një absurditet

Nxënësit dhe prindërit janë të detyruar që çdo ditë të plotësojnë një formular vetëdeklarimi të shëndetit në të cilin duhet të tregojnë nëse kanë apo jo ndonjë shenjë të virusit dhe nëse kanë ndonjë të afërm të prekur nga koronavirusi. Shumë e kanë cilësuar si një metodë aspak të efektshme për të mbajtur nën kontroll situatën dhe aq më tepër që duhet të jenë nxënësit ata që do të mbajnë përgjegjësi për ato që do të deklarojnë.

63% e votuesve në sondazhin tonë thonë se kjo metodë ju është dukur shumë absurde, duke qenë se nuk mundet të mbajë përgjegjësi për diçka të tillë një nxënës që nuk ka as moshën për të kuptuar gjendjen e tij shëndetësore e aq më tepër të të afërmve.

Një tjetër problem shqétësues është fakti që në pjesën më të madhe të institucioneve tona arsimore nuk përdoret asnjë metòdë informuese/ndérgjegjésuese për koronavírusin. Pavarësisht se prej muajsh është folur gjatë për pandéminë, asnjéherë nuk është e tepërt që të dëgjohet për të, sidomos për nxënësit që nuk përdorin po aq sa të rríturit mediat për informim.

61% e votuesve në sondazh thonë se nuk u jepet në shkollë asnjë informacion për vírusin, 26% tregojnë se u janë shpërndàrë fletushka informuese dhe 26% thonë se çdo mëngjes kanë një orë informuese rreth Covid-19.

Dilema më mirë mësim në shkollë apo online?

Mësimi online rezultoi një déshtim i vërtetë, për shkàk të mosorgànizmit siç duhet nga institucionet arsimore dhe prandaj nxënësit kërkuan që të rikthéheshin në shkollë. Një pjesë e mirë e tyre (gati 43% e votuesve tanë) janë të mendimit se duhet të vazhdojnë mësimin në shkollë, sepse ndjéjnë se kanë màngësi në lëndë nga mësimi online i disa muajve më parë (22% e votuesve në sondazh).

Megjithatë ka nga ata që thonë se është më mirë t’i rikthéhen sërish mësimit nga shtëpia, që me siguri duhet të jetë për shkàk të fríkës nga inféktimi. 29% thonë se është më mirë të studiojnë online, ndërsa disa të tjerë, 28% e votuesve, shohin si një mundësi më të mirë kombinim shkollë+online.

Nëse Ministria e Arsimit në vendin tonë do të kishte hartuar prej kohësh një plan të mirëfilltë e-learning, që në vendet e zhvilluara praktíkohet goxha, është pak por e sigurt se gjithçka do të kishte shkuar më së miri me mësimin online gjatë pandemisë.

Prandaj për nxënësit kjo nuk shihet si një metodë efektive dhe një pjesë e tyre zgjedhin të kthéhen në shkollë me fríkën se mund të inféktohen nga vírusi, por me shpresën se e ardhmja do të jetë më e ndrítur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit