'Shkolla të sigurta për nxënësit'/ OKB, kunër mbylljes: Shkakton katastrofë gjeneratash!

‘Shkolla të sigurta për nxënësit’/ OKB, kunër…

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur kategorikisht kundër mbylljes së shkollave nëpër botë, si pasojë e koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje që qeveritë të marrin të gjitha masat dhe të rihapin sa më parë mësimin në shkolla dhe universitete.

Kreu i OKB-së paralajmëroi të martën se, bota po përballet me një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave.

Ai tha se, rikthimi i nxënësve në klasa të sigurta, duhet të jetë një prioriteti kryesor i qeverive.

Për shkak të pandemisë, miliona fëmijë kanë mbetur pa mësim.

Kreu i OKB-së, tha se, nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.

“Ne jemi përballë një katastrofe gjeneratash, e cila mund të shkatërrojë potencialin njerëzor dhe do të minojë dekada të tëra progresi”,- tha Guterres, duke theksuar se, kjo situatë do të thellojë pabarazitë.

“Pasi transmetimet lokale të Covid-19 të vendosen nën kontroll, rikthimi i nxënësve në shkollë në mënyrën sa më të sigurt të mundshme, duhet të jetë prioriteti kryesor”,- tha ai.

“Konsultimi me prindërit, mësuesit, kujdestarët dhe të rinjtë, duhet të jetë themelor”,- apeloi kreu i OKB-së./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit