Shkon në 1122 numri i të prekurve me koronavirus në vend, sot 23 raste të reja

Shkon në 1122 numri i të prekurve…

Vazhdon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1122 persona, me 23 raste të reja në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 16 raste në Tiranë, dy në Mat, dy në Lushnje, një në Durrës dhe një në Librazhd.

Në Infektiv po trajtohen 26 paciente, katër në terapi intensive dhe një i intubuar rëndë.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit