Shkon në 151 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi

Shkon në 151 numri i vdekjeve nga…

Një tjetër person që po kurohej në Evangelismos humbi jetën nga koronavirusi. Kështu numri i vdekjeve nga pandemia në Greqi tani shkon në 151.

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi sipas informacionit të Sotiris Tsiodras janë 13 dhe numri i përgjithshëm arrin të infektuarve arrin në 2.691.

Sipas Tsiodras, 32 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Humbi betejën me këtë virus edhe ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos. Kremastinos ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaji pasi kishte dhe komplikacione ne rrugët e frymëmarrjes. /BalkanWeb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit