Shkon në 88 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 88 numri i viktimave nga…

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se edhe 2 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.

Në spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient i moshës 55 vjeç, nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar me 22 prill. Në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar më 4 maj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 292 persona të dyshuar, ku janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19 . Sipas qyteteve, rastete e reja janë në” Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-3 dhe Manastir-1.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 44 pacientë të shëruar, në Shkup-5, Kumanovë-12, Prilep-9, Manastir-2, Kvadar-1 dhe Negotinë-2.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 arrin në 1,539, numri i të shëruarve 1,057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona. Deri më tani numri i rasteve aktive është 394.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit