Sherr me armë mes bandave shqiptare në Itali, një viktimë

Sherr me armë mes bandave shqiptare në…

Një konflikt me armë zjarri mes dy bandave ka ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në zonën e Frosinones në Itali. Brenda një lokali dy banda shqiptarësh janë konfliktuar fizikisht dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armës. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës.

I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim. Sherri solli vdekjen e një personave dhe la tre të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u tha se grupi që kishte mbërritur në lokal kishte hapur zjarr ndaj klientëve, analiza e pamjeve të regjistruara nga kamerat brenda klubit dhe deklarat e bërë nga 23-vjeçari i arrestuar solli një kthesë në hetimin e ngjarjes. 23-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë në lokal me disa shokë dhe se pak para orës 19.30 ka mbërritur një grup prej katër bashkatdhetarësh me të cilët ka nisur menjëherë një debat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit