Shkon në tre milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën

Shkon në tre milionë numri i viktimave…

Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën tashmë ka shkuar në tre milionë. Më konkretisht, sipas të dhënave të Worldometer, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, e kanë humbur jetën 3,002,524 njerëz në të gjithë planetin.

Ndërsa, numri i të infektuarve qëkur kanë nisur të mbahen shifrat rezulton të jetë 139,8 milionë, prej të cilëve 118,8 milionë janë shëruar. Vendi me shifrat më të larta është SHBA ku numërohen 32,2 milionë të infektuar dhe 579,008 viktima. Situata kritike duket në Indi pasi vendi është goditur nga një valë e dytë edhe më vdekjeprurëse se e para për shkak të ekzistencës së varianteve.

Numri i të infektuarve është rreth 14,3 milionë, kurse ai i viktimave 174,335. Vendi i tretë më i prekur nga pandemia është Brazili ku numërohen 13,7 të infektuar dhe 365,954 raste fatale.

Raste aktive në të gjithë botën janë 17,9 milionë prej të cilave, 17,8 (99.4%) po e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta dhe 106,820 (0.6%) janë në gjendje serioze ose kritike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit