
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arras të Dibrës, ku një vajzë 12 vjeçe me inicialet E. D., është mbytur duke u larë në Drin.
Vajza e mitur eshte nga Tirana dhe kishte per pushime tek dajat në Arras.
Sot kishte dale per tu lare ne lumin Drin bashke me femijet e tjere dhe ka humbur jeten.
Policia Dibër/ Informacion paraprak
Në vendin e quajtur ‘Ura e Lushes’, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.