Shkon të qërasë të dashurën në 'TEG' me pije energjike, pëson 'infarkt' kur i vjen fatura...

Shkon të qërasë të dashurën në ‘TEG’…

Një i ri punëtor ka shkuar sot në qendrën tregtare “TEG” në periferinë Jug-lindore të Tiranës, për t’i bërë me gjasë qejfin të dashurës.

Duke menduar se në një qendër tregtare me gjasë çmimet janë më të lira se sa në qendër të Tiranës, në fakt, i riu “nikoqir” ka mbetur i befasuar në fund kur i ka ardhur fatura e kamerierit në dorë.

Edhe pse ishte kohë krize nga pandemia e koronavirusit dhe bizneset janë qarë se nuk kanë pasur punë, përsëri në “TEG”-un e Samirit, çmimet nuk luajnë.

I riu ka paguar për dy ujë dhe tre “Red-Bull” një faturë që nuk do ta paguante as në një disko verore në Mal të Zi apo Greqi.

Plot 25.300 lekë (të vjetra) ka kushtuar e qërasura “bujare” e të riut ndaj të dashurës dhe një miku të tij, me pije energjike, kafe dhe ujë.

Këtë rast ai e ka ndarë me redaksinë e “Gazetaatdheu.com”, ku ka komentuar “zhvatjen” që sipas tij, i është bërë nga çmimet e kripura në “TEG”, ku një “Red-Bull” kushton më shumë se në Gjermani.

Ja meszhi i tij për redaksinë tonë:

“Sot ne teg 5 milek nje redbull. Per 5 milek punojme gjith diten. 5 milek ne redbull. qmime katastrof.

As ne gjermani ne lokale luksoze nuk jan kto qmime, 2 ero esht”.

Edhe pse me një mendje “smart” duke shmangur kafenetë e shtrenjta të ish-Bollokut, i riu ka zgjedhur qendrën tregtare, ai ka harruar se në “TEG” çmimet janë si në Paris e Milano.

Madje kur nuk e ke mendjen, e “ha sa krahu” dhe zë mend për herën tjetër./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit