Shkonte nga Tirana për të vaditur kanabisin që mbolli në Dhërmi, përfundon në pranga 61-vjeçari

Shkonte nga Tirana për të vaditur kanabisin…

Një qytetar nga Tirana, F.B. 61 vjeç, kishte mbjellë kanabis në Dhërmi dhe shkonte për ta rritur e selitur, por fati i keq bëri që të binte në sy të Policisë dhe të arrestohej.

Policia tha se gjatë kontrollit masiv të territorit në Himarë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, ka evidentuar këtë rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Himarës e arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Dosja e tij ia dha Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit