“Shkova në Kishë për të ndezur një qiri dhe prifti më goditi”

“Shkova në Kishë për të ndezur një…

Një qytetare nga Përmeti i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar një incident të rëndë që, sipas dëshmisë së saj, ka ndodhur në një kishë të një fshati të zonës.

Në një video të dërguar në redaksi, gruaja ngre akuza ndaj priftit të kishës, duke pretenduar se është goditur prej tij teksa kishte shkuar në kishë për të ndezur një qiri.

Sipas dëshmisë së qytetares, pas incidentit ajo ka përfunduar në tokë dhe është ndihmuar nga persona të tjerë të pranishëm, të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë ndihmuar të ngrihet. Ajo pretendon gjithashtu se ka konstatuar një plagë pas ngjarjes.

Bëhet fjalë për akuza serioze, të cilat mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse. Deri në këtë fazë nuk ka një reagim nga ana e priftit apo e kishës për pretendimet e ngritura nga qytetarja.

Një vend i frekuentuar nga qytetarët për lutje, qetësi dhe paqe nuk duhet të kthehet në skenë konfliktesh apo incidentesh të dhunshme. Nëse pretendimet e qytetares do të konfirmohen, rasti kërkon një reagim dhe sqarim të plotë nga institucionet përgjegjëse.

JOQ Albania mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga prifti dhe përfaqësuesit e kishës lidhur me këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit