Shkresa/ Kryebashkiakja e Roskovecit, Bufi, bën 'namin' me tenderët... blen karburant për bashkinë me kompani të paracaktuar  

Shkresa/ Kryebashkiakja e Roskovecit, Bufi, bën ‘namin’…

“Ujku mjegull do…”, ky është një proverb popullor që më shumë se kujt do, do t’i shkonte këto ditë kryebashkiakëve socialistë të bashkive të vogla. Po “pse” do thoni ju…?! Mirë!

Ne munë të përmendin edhe proverbin tjetër, “Ujku, ujku… po çakalli po bën kërdinë!”. Po do të thoni ju pse gjithë këto? Çfarë kuptimi kanë….??

Po ndërkohë që mediat në Tiranë merren me skandalet e një pas njëshme të Bashkisë së Kryeqytetit dhe Lali Erit, kryetarët e bashkive të vogla, vijojnë me “gropat” (tenderët) jo shumë milionësh si Lali, por që gjithsesi janë shumë para po t’i mbledhësh me radhë.

Dhe pikërisht në këto muaj pandemie, ku asgjë nuk duhet të ndodhte pa urdhër të “Të Gjatit” ose “të Madhit”, duke përfituar nga mjegulla politike e krijuar, kryebashkiakët me profil të ulët, siç është edhe Majlinda Bufi e Roskovecit, ja “valojnë” me tendera.

Këta tenderë nuk zënë shifra kolosale, por duket se letrat “kopsiten” shpejt, partnerët ose nënkontraktorët rijnë në radhë pas derës së kryebashkiakëve, ndërsa këta të fundit firmosin letrat… si edhe në rastin e këtij tenderit në bashkinë Roskovec.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se tenderi që ka pasur si përmbyllje letrash datën 19.06.2020, me “REF – Nr. 48 UP datë 28.05.2020” (pra muajin maj), i është dërguar Agjencisë së Prokurimeve Publike në Tiranë për botim pasi është “zgjidhur” halli.

Nga dokumenti që na ka rënë në dorë, kemi parë se, vetë Bashkia Roskovec ishte në rrolin e kontraktuesit lidhës me adresë: “Lagjia nr.1, Roskovec. Internet: www.bashkiaroskovec.gov.al”, dhe e-mail të koordinatores Evisa Mustafaj: “[email protected]”, ka ngarkuar për “kopsitjen” e letrave dhe muhabeteve me nënkontraktuesit, personin përgjegjës Evisa Mustafaj, zyrtare e bashkisë, për të përmbyllur çështjen e tenderit që synonte blerjen e një sasie karburanti nga bashkia.

Referuar dokumentit të përgatitur pikërisht nga koordinatorja Evisa Mustafaj, dhe firmosur nga kryebashkiakja Bufi, lloji i procedurës së prokurimit ka qenë “Me negocim dhe pa shpallje paraprake të njoftimit”.

Kjo do të thotë se, nuk dimë se për sa litra karburant dhe vaj lubrifikant kanë pasur nevojë realisht në Bashkisë Roskovec, por çështja për të lëvruar një sasi parash dhe për të bërë një blerje sasie formale, është zgjidhur brenda pak kohësh.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë shuma e 2.414.390 (dy milionë e katërqind e katërmbëdhjetëmijë e treqind e nëntëdhjetë), lekë (pa tvsh), ose e thënë ndryshe 24 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë vlera totale përfundimtare e kontratës së dhënë nga nënkontraktori ishte 1.966.755 (një milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë (pa tvsh) dhe 2.360.106 (dy milionë e treqind e  gjashtëdhjetë mijë e njëqind e gjashtë) lekë me tvsh, ose vetëm rreth 54 mijë lekë ose (540 mijë lekë të vjetra) më pak. 

Pra vetëm 54 mijë lekë ka kursyer kryebashkiakja Majlinda Bufi nga paratë e taksapaguesve të Roskovecit në gjithë këtë tender prej 2.4 milionë lekësh, me një kompani të fiksuar ose të paracaktuar pa kandidatë rivalë, e për më tepër të negociuar më parë.

Data e lidhjes së kontratës nga ana e Bashkisë Roskovec ishte pikërisht data  19.06.2020, ose e premtja e kaluar.

Ndërkohë, kompania private që ka fituar këtë tender me “pëlqimin” paraprak të kryebashkiakes Bufi, ka qenë nënkontraktori “Qorri OIL” SH.P.K, me adresë komunën Kozare, fshati Havalehas, lagja “Qendër”, rruga kryesore, godinë një katëshe nr.21, zona kadastrale nr.1943, me nr. Nipt: “K58510112K”, Berat.

Ne dhe ju me të drejtë në gjithë këtë situatë të kopsitur mirë mund të bëjmë vetëm pyetjen, “a nuk kishte një kompani karburanti Roskoveci që t’i shiste ca tollona apo ca qindra litra karburant dhe vaj lubrifikant Bashkisë dhe kryebashkiakes Bufi?”.

Urojmë që hollësitë më të shumta të këtij tenderi dhe të te tjerëve ti zbulojë KLSH-ja dhe institucione të tjera shtetërore që paguhen me taksat tona për të mbikëqyrur punën e institucioneve shtetërore./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”41″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit