Shkrimtari anti-mysliman që thoshte se “Islami është kancer” vdes nga kanceri

Shkrimtari anti-mysliman që thoshte se “Islami është…

Kolumnisti i njohur kanadez me origjinë pakistaneze dhe personazhi i famshëm televiziv, Tarek Fatah vdiq të hënën, më 24 prill në moshën 73-vjeçare. Autori, me bazë në Kanada, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Ironik është fakti se Fatah gjithmonë kishte artikuluar se “Islami është kancer” dhe për ironi të fatit vdiq nga kanceri. 

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vajza e tij Natasha Fatah përmes një postimi në Twitter. Tarek Fatah lindi më 20 nëntor 1949 në Karaçi, Pakistan. Ai emigroi në Kanada në fillim të viteve 1980 dhe punoi si aktivist politik, gazetar dhe prezantues televiziv. Ai gjithashtu shkroi disa libra duke përfshirë, “Ndjekja e një Mirazhi: Iluzioni Tragjik i një Shteti Islamik” dhe “Hebreu nuk është armiku im: Zbulimi i miteve që nxisin antismitizmin mysliman”.

Fatah ishte i njohur për pikëpamjet e tij përparimtare mbi Islamin dhe qëndrimin e tij të zjarrtë ndaj Pakistanit. Ai e quajti veten ‘indian i lindur në Pakistan’. 

Menjëherë pas vdekjes së tij, homazhet u përhapën në rrjetet sociale. Një përdorues shkroi: “Shumë e vështirë për t’u pranuar, Tarek Fatah nuk është më. Pusho në paqe, miku, udhërrëfyesi dhe familja ime. Do të takohemi përsëri! Om Shanti”

Aktori Ranvir Shorey komentoi: “Jam thellësisht i pikëlluar. Ai ishte një nga njerëzit më të guximshëm dhe më të mençur që kam njohur. Shpirti i tij fisnik u preftë me të Plotfuqishmin në qiell. Ngushëllimet e mia të përzemërta për të gjithë familjen dhe admiruesit e tij të panumërt në të gjithë botën.”/ NDTV

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit