Shkrumbohen makinat e kushërirave, shkaqet ende të paqarta

Shkrumbohen makinat e kushërirave, shkaqet ende të…

Dy automjete janë djegur pjesërisht gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:37 të mëngjesit të sotëm dhe se mjetet i përkasin dy kushërirave.

Bëhet fjalë për K.P., dhe E.P., të dyja banuese në Vlorë, megjithatë nuk dihen ende rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit