Shkrumbohet “Benz”-i, mjetit iu vu flaka para një biznesi

Shkrumbohet “Benz”-i, mjetit iu vu flaka para…

Një makinë e llojit “Mercedez Benz”, është shkrumbuar gjatë orëve të natës së kaluar.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në fshatin Gjashtë. Dosja.al ka mësuar se makina me targa ‘SR 6605 B’ ndodhej e parkuar përpara një biznesi në momentin që i është vënë flaka.

Paraprakisht raportohet se makina është djegur qëllimisht, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të dalë në rezultatet përfundimtare.

Ende nuk dihet se cili është pronari i mjetit, ndërkohë që siç shihet edhe në foton ë publikuar nga Dosja.al, mjeti është shkrumbuar tërësisht.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit