Shkrumbohet spitali në Pekin, humbin jetën 29 persona

Shkrumbohet spitali në Pekin, humbin jetën 29…

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në Pekin. Kjo si pasojë e një zjarri që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një spital. Mësohet se 26 prej viktimave janë pacientë, ndërsa 3 prej tyre infermiere të spitalit.

Zjarri në spitalin privat Changfeng detyroi dhjetëra njerëz të evakuoheshin, disa nga të bllokuarit shpëtuan duke u hedhur nga dritaret duke përdorur çarçafë të lidhur së bashku.

Deri më tani mendohet se shkak i zjarrit është një shkëndije elektrike që mund të ketë ndodhur nga sistemi i ngrohjes, gjithsesi po hetohet për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit