Shkrumbohet vendi| Zjarri i fuqishëm djeg mbi 100 shtëpi, tmerrohen banorët

Shkrumbohet vendi| Zjarri i fuqishëm djeg mbi…

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një lagje të varfër në qytetin verior të Kilit. Nga raportimet sipas mediave të huaja, dëmi i deritanishëm është se janë shkatërruar rreth 100 shtëpi, teksa nuk ka të lënduar rendë. Zjarri u ndihmua nga era por edhe mungesa e ujit për zjarrfikësit pasi në lagjen përkatëse ishte ndërprerë furnizimi me ujë.

 Flakët u shuan me anë të kamionëve privatë të ujit. Rrugicat e ngushta po ashtu penguan hyrjen e makinave të zjarrfikësve, ndaj ata ecën në këmbë me zorra të mëdha uji. Deri tani nuk ka të dhëna mbi shkaqet e zjarrit të madh, por banorët ngrenë dyshime se ishte i qëllimshëm.

 “Ata gjithmonë kanë dashur të na dëbojnë që këtu, por tani unë jam akoma më e vendosur të qëndroj,” tha një banore.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit