Shkuan në ceremoninë mortore në Tropojë, si e zbuloi çifti nga Kamza që ishte prekur nga COVID-19

Shkuan në ceremoninë mortore në Tropojë, si…

Rishfaqet frika nga koronavirusi në Tropojë. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, mbi 50 vjeç, të cilët jetonin në Tiranë.

Korespondenti Ismail Buçpapaj raporton për ‘BalkanWeb’ se çifti nga Kamza kishte udhëtuar nga Tirana drejt Tropojës për të marrë pjesë në një ceremoni mortore, por që gjatë rrugës ishin ndjerë keq.

Pasi kishin dyshuar se mund të ishin infektuar me COVID-19, mësohet se dy bashkëshortët janë izoluar në këtë qytet, ndërsa më pas iu është marrë analiza e tamponit, e cila rezultoi pozitive. Pasi morën analizën, të dy burrë e grua u nisën drejt banesës së tyre në Tiranë. /Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit