FOTO/ Shkuan në plazh, por ndodh ajo që s'pritej... qejfi i'u del për hundësh

FOTO/ Shkuan në plazh, por ndodh ajo…

Pushimet janë të nevojshme për çdo person, por duket sikur shqiptarëve çdo gjë i’u bëhet me të padrejtë.  

Relaksi i fundjavës pranë detit, i’u doli për hundësh qindra pushuesve që ishin nisur apo ktheheshin nga Jugu.

Mijëra qytetarë që kishin zgjedhur bregdetin e Jugut për të pushuar, pasditen e sotme kanë mbetur të bllokuar në trafikun kilometrik në Vlorë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme të ardhurra në redaksinë e “Gazetaatdheu.com”, situatë e rënduar shfaqet në Rradhimë.

Aty ku për minuta të tëra makinat nuk po lëvizin nga vendi dhe rradha është bërë kilometrike.

Sipas dëshmitarëve, është krijuar një trafik i gjatë rreth 20 km, nga Vlora në Orikum.

Kjo, sepse pushuesit janë duke u kthyer drejt shtëpive të tyre. Ata janë shprehur të revoltuar, duke thënë se “iu është nxirë dita e plazhit”.

Të detyruar nga pritja e gjatë por edhe nga temperaturat e larta, shumë qytetarë kanë dalë jashtë makinave të tyre.

Një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në Durrës, më konkretisht në Gjirin e Lalzit, ku shumica dërrmuese e automjeteve janë në kundravajtje.

E gjithë kjo situatë e rënduar ndodh teksa jemi në fillim të sezonit turistik, pas izolimit për shkak të Covid-19.

Në gjithë këtë situatë, shteti s’duket asgjëkundi dhe ky është një sinjal alarmi për mbarëvajtjen e sezonit turistik këtë verë./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”90″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit