Degjenerimi që i bën Rama “ish-it" të vet Tigrit, i gjen 3 vibratorë me vlerë 30.000 euro

Degjenerimi që i bën Rama “ish-it” të…

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ata të SPAK, pas ushtrimit të kontrolleve në vilat ish-gruas dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetaj, kanë gjetur në një prej vilave edhe sende intime. Tre vibratorë, njëri prej të cilve me karikim, ishin sendet që habitën hetuesit gjatë kontrolleve të ushtruara, raportohet në mediat vendase.

Arben Ahmetaj njihet si “Tigri” një nofkë e fituar nga eksperiencat e tij të shumta seksuale, duke e cilësuar veten si një “hamshor” të marrëdhënieve seksuale. Këtë nofkë, si “Tigri”, Ahmetajt ja përmendi edhe Ilir Meta, asokohe president, në një darkë ceremoniale ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Britanisë. Duket se teë njejtë rrugë denigruese dhe degjeneruese po ndjek edhe kreministri Rama ndaj Ahmetajt. Dikur njeriu i tij më i besuar, ndërsa sot hetuesit nxjerrin detaje nga jeta personale e ish.zvkryeministrit ne media të ndryshme online.

Në vilat që dyshohet se janë blerë me para të paligjshme e që Ahmetaj mendohet se i ka lënë jashtë deklarimeve duke i regjistruar nën emrin e ish-gruas dhe bashkëjetueses, janë gjetur edhe pije alkoolike të shtrenjta, një shumë parash prej 30 mijë euro si dhe sende të ndryshme me vlerë.

Ahmetaj pritet të hetohet nga drejtësia për korrupsion dhe përfitim të parave nga grupet kriminale të cilët kanë përfituar koncesione në mënyrë të pandershme. SPAK nuk ka mbërritur ende te pasuritë që Ahmetaj ka nën emrin e tij, apo pasuri të tjera që mund të jenë fshehur nën emra të familjarve ose të afërmve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit