Shkundet Karolina, tërmeti më i fortë në 104 vite

Shkundet Karolina, tërmeti më i fortë në…

Një termet me magnitudë 5.1 goditi ditën e sotme Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tërmeti u ndje rreth orës 08:07 të mëngjesit të kësaj të diele.

Epiqendra ishte rreth 160 kilometra në veri të Charlotte, pranë qytezës Sparta, e cila ndodhet në kufi me Virginian.

Ky është tërmeti më i madh në këtë shtet që prej atij të vitit 1916, me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë banorët u shprehën të frikësuar. Pritet që tërmeti të pasojë me lëkundje të tjera përgjatë ditëve në vijim.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit