
Shpëlarësit e gojës, si Listerine, Oral B apo lloje të ngjashme që tregtohen në supermarkete, po vrasin bakteret ‘e mira’ edhe ato që krijojnë kimikate kyçe për shëndetin e zemrës dhe sistemit imunitar, paralajmëron një ekspert.
Dr Kami Hoss, një dentist në San Diego, Kaliforni dhe anëtar i Bordit të Këshilltarëve në Shkollën e Stomatologjisë UCLA, paralajmëroi se lëngu që njerëzit përdorin çdo ditë mund të jetë shumë i mirë për të vrarë mikrobet e nevojshme.
Ai tha se përveç vrasjes së baktereve të rrezikshme, shpëlarësit e gojës gjithashtu larguan mikrobet që prodhonin oksid nitrik, një kimikat i prodhuar kur shpërbëhet ushqimi, i cili është lidhur me përmirësimin e presionit të gjakut dhe shëndetin më të mirë të zemrës.
Larësit e gojës kanë qenë pjesë e disa studimeve edhe më parë ku pretendohej se rritnin rrezikun e sëmundjeve, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe kancerin. Por këto gjetje ende nuk janë shqyrtuar nga studime më të mëdha.