Shmangu detyrimet fiskale, sulmuesi i Atleticos së Madridit dënohet me gjashtë muaj burg

Shmangu detyrimet fiskale, sulmuesi i Atleticos së…

Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në “rrjetën” e hetimit të krimit ekonomik në Spanjë ka përfunduar sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Costa, i cili akuzohet se u është shmangur detyrimeve fiskale.

Mediat spanjolle raportuan sot se sulmuesi me origjinë braziliane, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën, është dënuar me gjashtë muaj burg, të cilin mund ta shmangë nëse paguan një shifër prej 36 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për një kontratë të cilën sulmuesi e nënshkroi me Adidas në verën e 2014-ës, pak para se të largohej drejt Chelseat, por që nuk e deklaroi në organet tatimore spanjolle, duke shmangur detyrimet fiskale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit