Shmangu vettingun, jep dorëheqjen Gjyqtari i Apelit në Tiranë Alaudin Malaj

Shmangu vettingun, jep dorëheqjen Gjyqtari i Apelit…

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke shmangur kështu Vettingun. Malaj ia ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Përmes shkresës drejtuar kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, Malaj thotë se jep dorëheqjen për shkak të një marrëdhënie tjetër pune, e cila nis më 1 gusht 2020./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit