Shoferët e kamionëve sherr me thika në Kapshticë për radhën e skanerit

Shoferët e kamionëve sherr me thika në…

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në pikën doganore të Kapshticës, mes dy shoferëve të kamionëve nga Tirana.

Artur Arapaj 51-vjeç ka qëlluar me thikë në bark 35-vjeçarin Julian Todhe, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës. I gjithë konflikti ka nisur për radhën e skanimit të kamionëve që pritet të kalonin në doganë. Sipas informacioneve fillimisht zënka ka nisur me fjalë, por më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve të ftohta.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Arapaj i cili do të merret në pyetje për të zbuluar më shumë për rrethanat e rastit, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë.

Ndodh shpesh që konflikte banale të kenë dhe pasoja të rënda si ato të plagosjes ose vrasjes, kjo e gjitha nga mungesa e durimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit