Shoferët e paduruar futen kundravajtje te Bulevardi i Ri

Shoferët e paduruar futen kundravajtje te Bulevardi…

Dy drejtues automjetesh janë filmuar duke lëvizur kundravajtje në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë ish-Stacionit të Trenit. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një kohë kur qarkullimi është i dendur dhe rreziku për aksidente është i lartë.

Në pamjet që ka siguruar redaksia e JOQ Albania, shihen qartë dy makina, një prej tyre taksi, që kalojnë përmes semaforit në kryqëzimin mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, duke lëvizur tërësisht në drejtim të kundërt, pa u shqetësuar aspak për praninë e mundshme të policisë apo për rrezikun që paraqesin për drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Kjo sjellje skandaloze ka alarmuar qytetarët, të cilët kërkojnë që autoritetet përkatëse të reagojnë me masa konkrete dhe ndëshkime të menjëhershme për këtë shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit.

“Ke bulevardi ke treni, komplet kundravajtje,” shkruan një prej dëshmitarëve që e ka dërguar videon pranë redaksisë.

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/Jh2pgQwWHOQ” title=”Shoferët e paduruar futen kundravajtje te Bulevardi i Ri” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit