Shoferi humb kontrollin e mjetit në aksin Burrel-Milot, dy persona nisen me urgjencë

Shoferi humb kontrollin e mjetit në aksin…

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Burrel-Milot. Shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e për pasojë janëe plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S.. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton aksidentin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Milot, shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit