Shoferi humb kontrollin e mjetit në autostradë, aksidentohen dy persona

Shoferi humb kontrollin e mjetit në autostradë,…

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 2 këmbësorë .

Bëhet fjalë për shoferin me inicialet S.Dh, automjeti i të cilit ka goditur shtetasit me inicialet G.M dhe B.D, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit