Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 të rinj në Gjirokastër

Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2…

Një aksident ka ndodhur sot në Gjirokastër pranë fshatit Mashkullorë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja, që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Të plagosur janë Kristaq Kobushi dhe Areti Xhavara. Mësohet se 22-vjeçarja ka pësuar fraktura në trup.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit