Shoferi humbi kontrollin, "Volkswagen"-i fluturon mbi një banesë në Kukës

Shoferi humbi kontrollin, “Volkswagen”-i fluturon mbi një…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin Bicaj, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi çatinë e një banese, pasi më parë ka goditur murin rrethues të saj.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët. Ata kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës për trajtim të specializuar. Sipas burimeve spitalore, të tre të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, si në automjet, ashtu edhe në banesën ku ai përfundoi. Pamjet nga vendngjarja tregojnë forcën e goditjes, ndërsa mjeti ka përshkuar murin rrethues përpara se të binte mbi çatinë e shtëpisë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit