Shoferi hyri në një tabakino, hajdutët i vjedhin makinën në mes të rrugës

Shoferi hyri në një tabakino, hajdutët i…

Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, pranë zonës së Selvisë në Tiranë, është vjedhur një automjet. Pronari kishte hyrë për vetëm pak sekonda në një tabakino, kur një person ka përfituar nga momenti, ka hipur në makinë dhe është larguar me të.

Për rastin është bërë denoncimi në polici, ndërsa aktualisht po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri më tani nuk ka ende informacion mbi vendndodhjen e automjetit.

Nëse dikush ka parë diçka të dyshimtë ose ka informacion për makinën, mund të njoftojë pronarin ose policinë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit