
Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, Sukth i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem që ndodh çdo ditë në autobusin e shkollës që transporton nxënësit.
Sipas tyre, konkretisht fëmijët e klasës së parë gjatë udhëtimit për në shkollë, qëndrojnë në këmbë. Si rrjedhojë, pas çdo frenimi të shoferit, fëmijët bien në tokë dhe lëndohen.
Gjithashtu prindërit ankohen dhe se shoferi ia autobusit të shkollës dhunon psikologjikisht nxënësit. Prindërit shprehen se drejtori i shkollës është i vetmi që mund të zgjidhë problemin duke iu vendosur fëmijëve në autobus një kujdestar veç shoferit të autobusit.
MESAZHI I PRINDËRVE
Prsh si jeni? Kemi problemin e femijeve te shkolles kerkojme ndihmen dhe investigimin tuaj. Kemi femijet e klases së parë dhe problemi qendron se ata qendrojne nê kembe dhe nuk kan kujdestari gjate rrugetimit nê autobuz pêr në shkolle. Femijet tregojnë se shoferi i autobusit i ka dhunuar psikologjikisht dhe u tregon nje shkop qê mban nê mjet. Po ashtu nje femije i nje komshiu e ka dhunuar fizikisht. Ne kemi femijet e klases se pare shkolla Njazi Mastori Sukth. Ndihma e duhur eshte qe ata te kene kujdestari vec shoferit ne autobus. Ju falenderojme tej mase në emer të gjithe prinderve për cdo kontribut qe jepni ndaj ngritjes së zerit dhe permiresimit dhe zgjidhjen e problemeve.