Shoferi i "Benz" i përgjumur në timon, kalon në korsinë e gabuar dhe përplaset me një tjetër mjet

Shoferi i “Benz” i përgjumur në timon,…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mëmëlisht kur një mjet tip “Mercedes Benz” që po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës nacionale dhe për pasojë është përplasur me një mjet “Citroen” me targa greke.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e 80 vjeçarit Fillim Zeka, i ndodhur në sediljen e parë të pasagjerit si dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit “Citroen”

Për policinë drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin edhe nga pagjumësia në kushte kur ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara duke mos i krijuar mundësi manovrimi për shmangien e përplasjes drejtuesit të mjetit tjetër.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Dritan Yzellari, për të sqaruar më tej rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit